Connect with us

Bota

Mobilizimi/ Njëqind mijë rusë arratisen në Kazakistan

Mobilizimi/ Njëqind mijë rusë arratisen në Kazakistan

Pothuajse 100,000 të rinj rusë kanë kaluar kufirin me Kazakistanin që kur Vladimir Putin njoftoi mobilizim të pjesshëm të rezervistëve për të luftuar në Ukrainë.

Së bashku me Gjeorgjinë, Kazakistani ka qenë deri tani destinacioni ku më shumë qytetarë rusë janë arratisur jo vetëm me makina, por edhe me biçikleta dhe madje edhe në këmbë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se do mobilizohen vetëm 300,000 të rinj, por ekziston frika se numri do të jetë shumë më i madh.

Presidenti i Kazakistanit, ka siguruar se vendi i tij – i cili në të kaluarën ka qenë i lidhur ngushtë me Moskën – do tju garantojë ndihmë dhe siguri atyre që ikin nga mobilizimi, duke dënuar hapur gjithashtu referendumet e mbajtura në Donbas për aneksimin nga Rusia

“Integriteti territorial i shteteve duhet të jetë i pacenueshëm”, deklaroi ai. “Ky është parimi kryesor dhe për këtë kam folur gjithmonë hapur dhe qartë në arenën ndërkombëtare”.

Në njoftimin e numrit të rusëve që kalojnë kufirin, Ministri i Brendshëm i Kazakistanit tha se autoritetet e vendit nuk do t’i kthejnë mbrapsht ata që i shmangen luftës.

Advertisement