Connect with us

Pinknews

Ndërron jetë reperi i hitit ‘Gangsta’s Paradise’

SHBA– Reperi amerikan Coolio, i njohur për hitin ikonik Gangsta’s Paradise, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare. BBC raporton se ishte menaxheri i tij, Jarez Posey ai i cili tha për mediat amerikane se artisti u gjet i pajetë në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një miku në Los Anxhelos.

Coolio nisi të bënte muzikë në vitet 1980, por ai forcoi vendin e tij në historinë e hip hopit kur regjistroi Gangsta’s Paradise në 1995.

Shkaku i vdekjes ende nuk është zbuluar. Megjithatë, Posey i tha TMZ, e cila raportoi fillimisht lajmin, se mjekët besonin se ai mund të kishte pasur një arrest kardiak.

Coolio, emri i vërtetë i të cilit është Artis Leon Ivey Jr, fitoi një Grammy për Gangsta’s Paradise, e cila ishte pjesë e kolonës zanore për filmin Dangerous Minds me Michelle Pfeiffer.

Kënga vazhdon të dëgjohet gjerësisht dhe sapo ka kaluar një miliard transmetime në Spotify, sipas faqes së tij zyrtare të internetit.

Gjatë karrierës së tij prej katër dekadash, ai regjistroi tetë albume në studio dhe fitoi tre MTV Video Music Awards. Hitet e tjera të tij përfshijnë Fantastic Voyage, Rollin’ With My Homies, 1, 2, 3, 4 (Sumpin’ New) dhe Too Hot.

Hera e tij e fundit në skenë ishte në Teksas, vetëm disa ditë më parë.

Advertisement