Kronike
Sillte refugjatë në Tiranë, arrestohet DJ Cerry
Policia ka zbuluar identitetin e 38-vjeçarit të arrestuar në Gjirokastër, pas dyshimeve për kalim të paligjshëm të kufirit të shtetasve të huaj kundrejt një fitimi.
Bëhet fjalë për Ardian Kolën, që njihet ndryshe nga publiku si DJ Cerry. Sipas policisë, i riu me datë 19 qershor nuk i është bindur policisë për të ndaluar automjetin.
Në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, ai ka ikur me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin, në të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm.
Kola do t’i dërgonte emigrantët në Tiranë kundrejt një shume parash. Por pas verifikimeve të policisë, u bë i mundur arrestimi i 38-vjeçarit në kryeqytet pas 4 muajsh.