Connect with us

Kronike

Skandali me fëmijët te ‘Zyber Hallulli’

Kontrolli I lartë I shtetit ka zbuluar se në shtëpinë e fëmijëvë shkollorë “Zyber Hallulli” në Tiranë është zvogëluar kuota ushqimore duke mos garantuar kështu kushtet normale kalorike.

Në raport vlerësohet se nga stafi I shtëpisë së fëmijës nuk është zbatuar niveli I kuotave financiare për shpenzimet ditore të ushqimeve, duke mos ju përgjgjur sasisë së caktuar.

Audituësit theksojnë se lidhur me nevojat ditore të fëmijëve menuja ushqimore përgatitët për të gjithë pa dallim grup-moshë, gjinie ose gjëndjëvë të vecanta.

Në hartimin e menusë sipas raportit nuk merr pjesë ekipi multisisiplinar, në mospërputhje me kërkësat ë rregullores së brendëshmë të organizimit dhe funksionit të shtëpisë së fëmijës.

Nga raporti I INSTAT vlera e kuotës së ushqyerjes në vitin 2019-2020 dhe 2021 ka qënë më e ulët se kuota  e miratuar e cila mbetet përgjegjësi e këtij institucioni dhe njëkohësisht edhe e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ndërkaq në auditim thuhet se mos përditësimi i ndryshimeve mesatare vjetore të indeksit të çmimeve të konsumit nga institucioni i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Shërbimi Social Shtetëror, ka ndikuar drejtpërdrejtë në llogaritjen e fondit limit, vlerë e cila nuk jep garanci të jetë përllogaritur saktë dhe në përputhje me nevojat ditore fëmijëve për ushqim duke shpenzuar më pak lekë të vlerës ditore për secilin grup moshe për fëmijë

 

https://www.youtube.com/watch?v=bDsiXDZ_48I

Advertisement