Kronike
Letonia ‘pret’ luftën
Operacione të reja ushtarake në një shtet tjetër baltik. Kësaj here I takon Letonisë të testojë ‘Himars’, sisteme të shumta të lëshimit të raketave me precision të lartë të drejtuara nga GPS.
John Carwile, ambasadori i SHBA-së në Letoni, me këtë rast u shpreh
“Përmes këtyre manovrave, tregohet se sa shumë I rëndësishëm është Neni 5 i NATO-s në të cilin thuhet se një sulm ndaj një anëtari të NATO-s është një sulm ndaj të gjithë anëtarëve të NATO-s. Aleanca perëndimore duhet të mbetet e bashkuar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”.
Tre shtetet baltike, Lutuania, Letoneze dhe Estonia synojnë blerjen e Himars, e cila duhet të autorizohet filllimisht nga Shtëpia e Bardhë. Kryeqyteti Talin pritet të marrë 6 sisteme të tilla deri në vitin 2025 së bashku me raketa me rreze veprimi prej 300 km.
https://www.youtube.com/watch?v=u2Ap-zbZMr0