Kronike
Mesiç: Kosova është fakt
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, është shprehur se Kosova është një fakt që Serbia nuk mund ta kundërshtojë, por se për të dy shtetet do të ketë penalizime për mosbashkëpunim.
“Nëse vendet hapin kufijtë e tyre, atëherë do të thotë që qytetarët mund të udhëtojnë lirshëm dhe kështu rritet më tepër bashkëpunimi, duke bërë që të kemi paqe në rajon”, tha Mesiç duke folur për Ballkanin e Hapur
I pyetur për vendimin e Kosovës për të qëndruar jashtë këtij organizmi, ish presidenti kroat deklaroi
“Tashmë Kosova është një fakt që Serbia nuk mund ta kundërshtojë. Shumë shpejt, Serbia dhe Kosova do të kuptojnë rëndësinë nga penalizimet e mosbashkëpunimit”.
Mesiç, mes tjerash, foli edhe për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Vendet që janë anëtarësuar në BE, deri më tani, janë të lodhura nga Bashkimi Evropian, ndërsa ato të cilat presin anëtarësimin, janë të lodhura nga pritja. Zgjidhja është nëse vendet që nuk janë anëtarësuar të përshpejtojnë procedurat që të jenë edhe këto të fundit pjesë e BE-së”.
https://www.youtube.com/watch?v=6OWyZ2kt92M