Connect with us

Kronike

Parlamenti Europian ‘ngrin’ Serbinë

Parlamenti Evropian do t’i kërkojë vendeve të Bashkimit Evropian që të pezullojnë negociatat e anëtarësimit me Serbinë derisa ajo të vendosë sanksione ndaj Rusisë, thuhet në draftin e strategjisë së re të zgjerimit të BE-së.

Ndërkohë disa media në Beograd kanë publikuar pjesë të dokumentit.

“Vendoseni në prioritet përafrimin e vendeve të anëtarësimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe vazhdoni negociatat e anëtarësimit me Serbinë vetëm nëse vendi përputhet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, thuhet në draft-raport.

Dokumenti do të diskutohet nga eurodeputetët më 13 tetor fillimisht në Komisionin për Punë të Jashtme, ndërsa versioni përfundimtar i raportit do të marrë formën e një rezolute të Parlamentit Evropian – që pritet të ndodhë në nëntor.

Por vlen të sqarohet se “Rezolutat e PE nuk janë ligjërisht të detyrueshme për vendet anëtare ose për institucionet e tjera evropiane”.

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve, grupi i dytë më i madh politik në Parlamentin Europian, është shprehur se BE nuk mund të vazhdojë bisedimet e pranimit me Serbinë nëse Beogradi dështon të përafrohet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe ka njoftuar planet e tij për ta përfshirë këtë në raportin e ardhshëm për zgjerim të PE-së.

Serbia është i vetmi vend në rajon që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë, ndërsa të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë përafruar me politikën e BE-së.

https://www.youtube.com/watch?v=XyFx7w_u85Y

Advertisement