Connect with us

Kronike

Firmoset marrëveshja për satelitët

Këtë të enjte u bë prezantimi I shërbimit satelitor në Republikën e Shqipërisë nga kryeministri Edi Rama dhe Ministri I Mbrojtes Niko Peleshi.

Në fjalën e tij kreu I qeverisë tha se me këtë satelit në hapsirë do ti japë përgjigje debatit për ndërtimet pa leje.

Për të gjithë ata që na kanë qeshur unë sot mund t’i them se do të kemi një inspektorat në qiell, i cili nuk ka parti, nuk ka kushërinj, nuk ka emër të përveçëm por një sy që i shikon të gjitha. Me satelitët nuk do të ketë mundësi që të ndërtohen katet pa leje pa u vënë re që në momentin që nisin. Kjo nuk do të varet më nga inspektorë apo policë që herë pas herë nuk kanë sy fare për të parë nëse një pallat aty pranë shton dy kate, sepse sytë ia mbyll paraja.

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se shumë shpejt Shqipëria do të marrë edhe dronë të armatosur.

‘E fundit që kam është se satelitët shumë shpejt do të pasohen nga dronët. Me zhvillimet e reja kemi vendosur të marrim dronë të armatosur që janë për raste ekstreme kundër terrorizmit apo një armiku potencial por dronët kanë një tërësi funksionesh në komplemantaritet, duke qenë në dinamikë të vazhdueshme duke bërë rakordime apo thellime të të dhënave edhe dronët shumë shpejt do të jenë në dispozicion.

Ndërsa Ministri Niko Peleshi tha se ky shërbim do të ndihmojnë për të marrë informacione që parandalojnë aktet kriminale.

 

https://www.youtube.com/watch?v=Hh8DlEUCdnk

Advertisement