Kronike
U dogj në hotelin e tij
Pronari I një hoteli në Divjakë, është gjetur I djegur brenda dhomës ku ai po qëndronte në biznesin e tij.
60 vjeçari, Llambri Marku, ka humbur jetën për shkak të asfiksisë pasi në dhomën ku po flinte, aksidentalisht ka rënë zjarr nga një cigare e ndezur. Marku i cili kishte vetëm tre ditë i ndarë nga gruaja e tij, dyshohet se kishte konsumuar sasi të madhe alkooli.
Atë e ka zënë gjumi me cigaren ndezur, në katin e katër të hotelit të tij, në një papafingo. Fillimisht ka marrë flakë dysheku, e më pas është djegur e gjithë dhoma, duke mos e kursyer edhe 60 vjeçarin. Flakët i shkaktuar djegien e të gjithë trupit.
Llambri Marku, nuk u përgjigj më në celular dhe kjo shtoi dyshimet tek familjarët e tij, të cilët më pas e gjetën atë të pajetë në hotel.
Ndërkaq, grupi hetimor dhe prokuroria e Lushnjës, po punojnë për zbardhjet e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
https://www.youtube.com/watch?v=26ytFkMisrM