Kronike
‘Rama kapi drejtësinë me fondet e USAID’
Kryetarja e Komisionit të Apelit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama, pasi sipas saj Sistemi Gjyqësor u kap nëpërmjet Reformës në Drejtësi me anë të Fondacionit East west Management që financohet nga Sorosi dhe menaxhohet nga Delina Fico.
Grupi mbikqyrës amerikan Judicial Ëatch publikoi dokumente duke përdorur Aktin e Lirisë së Informimit, të cilat zbulonin se Instituti East Ëest Management, kishte marrë fonde të USAID-it, si pjesë e fushatës prej rreth 9 milionë dollarësh në Shqipëri. Judicial Ëatch pretendon se paratë u përdorën për t’i dhënë qeverisë socialiste të Shqipërisë një kontroll më të madh mbi sistemin gjyqësor kombëtar.
Kalaja gjithashtu shtoi se në gjykatën e lartë janë punësuar jurist pa kontratë dhe jashtë kritereve që përcakton depozita ligjore.
Fakt është që para dy vitesh u hodh në diskutim një projekt i USAID me KLGJ, për mbulimin e vakancave në GJL me juristë të këtij fondacioni. Projekti mbeti pa nënshkruar (të paktën i pa bërë publik) për shkak të kundërshtive të mëdha, që shkonin deri në shkelje të rënda të Kushtetutës së Shqipërisë.Sot, në kundërshtim me dispozitat ligjore, janë punësuar pa kontratë juristë të fondacionit të Delina Ficos, të cilët vendosin lidhur me pranimet dhe mospranimet e rekurseve. Në këto kushte, i bëjmë thirrje SPAK që të hetojë rastin, si të fondeve të taksapaguesve amerikanë, transferuar nga USAID për llogari të Reformës në Drejtësi nëpërmjet EËM, por edhe të punësimeve të paligjshme dhe korruptive në Gjykatën e Lartë.
https://www.youtube.com/watch?v=-0QzYQMGmE8