Pinknews
A ishin fëmijët e Shkëlzenit në dasmë, Armina zbulon gjithçka
Ndërsa kanë kaluar disa ditë nga dasma madhështore e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit që u mbajt në Shijak, kjo e fundit ka gjetur pak kohë për të biseduar me ndjekësit e saj. Njëri prej ndjekësve e ka pyetur blogeren nëse fëmijët e Shkëlzenit ishin të pranishëm në dasmën e tyre.
“Sigurisht që Po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”, shkroi blogerja për djalin dhe vajzën e partnerit të saj. Kujtojmë që pak kohë më parë, Armina foli dhe për marrëdhënien që kishte me fëmijët e tij.
Armina tregoi eksperiencën e saj duke u shprehur se nuk pretendon të jetë një nënë për ta. Unë i kam njohur që 9-vjeç.. jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht,” tha Armina.