Bota
Stan Mayer, njeriu që u vra për shpikjen e makinës me ujë (VIDEO)
Stan Meyer, një gjeni i harruar, pak si Nikola Tesla, historia e tij është shumë pak e njohur.
Ai shpiku një model makine të aftë për të udhëtuar 184 km me 4 litra ujë. Kjo nuk është një “teori”, por një realitet. Lobet donin ‘të errësonin’ shpikjen e tij, ta përdornin vetëm për qëllime ushtarake. Ata i ofruan një kontratë për ti marrë patentën e shpikjes, por Meyer nuk pranoi. Pastaj u gjet i vdekur në një parking…
Stan Meyer konsiderohet shpikësi i dytë më i mirë i shekullit, pas Nikola Teslës.
Kjo video, është vetëm një pjesë e programit Stanley’s Equinox, i cili u transmetua në dhjetor 1995.
Stan po merrte kërcënime … gjithashtu, ai nuk donte t’ia shiste shpikjen e tij Arab Oil Corp.s. Ushtria donte të përdorte shpikjen e tij për mjetet e tyre.
Ai u helmua në mars 1998, u gjet në një parking pranë një restoranti në qytetin e tij të lindjes, Grove City, Ohio.
Pas një jave, ‘peshkaqenët’ kishin përvetësuar makinën dhe të gjitha mjetet e testimit, sipas vëllait të tij Steve.
Shpikja e tij ishte gati për tu hedhur në prodhim…Me 1500 dollarë, ai do ta kishte kthyer makinën tonë në një makinë që funksiononte me ujë.
Kush do ta ketë helmuar Stanin? Pse mediat nuk flasin për këtë?
Askush nuk flet për shpikjen e tij.. dhe edhe sikur të zbatohej, shumë probleme, në mbarë botën, mund të zgjidheshin…!
Fatkeqësisht, interesat politike dhe ekonomike janë të drejtuara diku tjetër …
…
Në vitin 1996, Meyer është hedhur në gjyq nga dy investues, më të cilët ai kishte bërë dakordësi për tu dhënë të drejtën për të bërë biznes me të, në teknologjinë e karburantit të qelizave të ujit.Makina e tij që fuqizohej me ujë do t’i nënshtrohej një ekzaminimi nga një ekspert i quajtur Michael Laughton, profesor në Inxhinierinë Elektrike në Queen Mary, të universitetit të Londrës.