Kronike
PARASHIKIMET PER RRITJEN EKONOMIKE
Banka Botërore la të pandryshuar parashikimet për rritjen ekonomisë këtë vit.
Banka njoftoi se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.2% këtë vit, ndërsa më 2023 ritmet e rritjes do të jenë 2.3%, ulje me 1.2 pikë për qind në krahasim me parashikimet e pranverës.
Në Ballkanin Perëndimor, rritja ekonomike pritet të arrijë në 3.4% këtë vit. Megjithatë, me këtë ritëm rritjeje, prodhimi mund të rikuperohet plotësisht dhe të kapërcejë nivelet para pandemisë, ndonëse me ndryshime sipas vendeve.
Rritja parashikohet të mbetet në një mesatare prej 2.9% gjatë horizontit të parashikimit, pasi reformat e anëtarësimit në BE dhe investimet zbutin ndikimet negative të imponuara nga çmimet më të larta të energjisë dhe ushqimeve, ndërprerjet në tregti dhe investime.
Presionet për subvencion më të larta të energjisë elektrike janë rritur në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.
Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedonia e Veriut, dhe Serbia janë plotësisht të varura nga Rusia për furnizimin me gaz. Megjithatë, kapaciteti i ruajtjes së Serbisë ka ndihmuar në zbutjen e tronditjeve në afat të shkurtër.
https://www.youtube.com/watch?v=UCi8AlhXAeo