Politike
Berisha: “Dora e zezë e Ramës” në arrestimin e Agasit, iu hoq akuza e pengmarrjes
Në një komunikim për mediat kreu i PD Sali Berisha ngriti pretendime se arrestimi i Agasit ishte një arrestim i negociuar.
Gjithashtu ai theksoi se me urdhër të kryeministrit Edi Rama për Agasin është hequr termi pengmarrje.
“Arrestimi i tij i autorizuar. Ajo që fakton dorën e zezë të Ramës është çlirimi i tij nga akuza e pengmarrjes, është akt i rëndë. Agasi është personi i implikuar në direkt në organizimin e dy pengmarrjeve. Edi Rama ka urdhëruar të hiqet termi pengmarrje dhe të quhet heqje lirie, këto janë dy kategori që kanë vepra penale me dallim. E çoi në burgun që kontrollohet nga Balla dhe Sara Mila”, tha Berisha.