Kronike
BIDEN PREMTON SANKSIONE TE REJA
Pasi ka sanksionuar Iranin, presidenti amerikan Joe Biden premton sanksione të tjera kundër autorëve të dhunës ndaj protestuesve paqësorë në Republikën Islamike.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se ishte “shumë i shqetësuar nga lajmet për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, përfshirë studentët dhe gratë”.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre u shpreh se SHBA është shumë e shqetësuar për arrestimet massive.
Gjithashtu ka reaguar edhe kryetarja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola në një fjalim të mbajtur në Strasburg.
Nga Teherani, lideri suprem i Iranit, Khamenei, fajësoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për protestat që përfshinë vendin pas vdekjes së 22-vjeçares, e cila ra në koma vetëm disa orë pasi u arrestua nga Policia e Moralit më 13 shtator.
Faji i gruas së re, ishte se kishte thyer ligjin e rreptë që kërkon që gratë të mbulojnë flokët me një mbulesë islame.
https://www.youtube.com/watch?v=bOnoWKqM6jI