Connect with us

Kronike

DIVORCI I ‘DHIMBSHEM’ NGA BILL

Melinda Gates ka folur për divorcin e saj “ tepër të dhimbshëm” nga Bill Gates. “Kisha disa arsye që thjesht nuk mund të qëndroja më në këtë martesë”, tha 58-vjeçarja për revistën Fortune. “Por gjëja e çuditshme është se me koronavirusin m’u dha mundësia të bëj atë që duhej të bëja. Ishte tepër e dhimbshme, në mënyra të panumërta, por unë kisha privatësinë për ta kaluar atë”, vazhdoi ajo.

Melinda dhe Bill, 66-vjeç, u martuan në vitin 1994 dhe ishin së bashku për 27 vjet përpara se të ndaheshin në maj 2021. Ata kanë tre fëmijë së bashku, Jennifer, 25, Rory, 23 dhe Phoebe, 19, që ishte gjithmonë prioriteti i Melindës kur vendosi të divorcohej.

Ish-çifti gjithashtu themeloi Fondacionin Bill & Melinda Gates në vitin 2000 dhe vazhdojnë ta drejtojnë atë së bashku pas ndarjes së tyre, gjë që Melinda thotë se e ka ndihmuar atë të përpunojë ndjenjat e saj.

Në vitin 2021, u zbulua se Bill kishte qenë në një lidhje afatgjatë me një punonjëse të Microsoft-it që nga viti 2000. Në fakt, ai dyshohet se u kërkoi disa grave në zyrën e kompanisë së tij që të dilnin me të derisa ai ishte i martuar

https://www.youtube.com/watch?v=plUBTC7nCNY

Advertisement