Horoskopi
Takime të rëndësishme për Demin dhe Binjakët
Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në jetën në cift do jeni më të motivuar për të bërë gjithcka që partneri të ndihet mirë. Atmosfera do jetë e ngrohtë dhe emocionet që do përjetoni do jenë të shumta.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Dielli do ua bëjë ditën më të lehtë dhe më të bukur në dashuri. Jeta në cift do jetë edhe më harmonike dhe më e ngrohtë. Beqarët duhet të përgatitën për një takim shumë të rëndësishëm.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Të enjten do kërkoni paqën në jetën tuaj dashurore. Duhet të tregoheni më tolerant dhe të dashur më partnerin. Mos provokoni debate. Beqarët duhet të bëjnë më shumë kujdes më ata që do takojnë.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
E enjtja nuk do jepni maksimumin në dashuri. Megjithatë më mbështetjen e planeteve do keni qëndrueshmëri sentimentale dhe dëshirat do ju realizohen. Mos u shqetësoni.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Duhet t’i kushtoni më shumë vemendje personit tuaj të zemrës. Ai do këtë nevoje për një këshillë dhe ju jeni të vetmit që mund t’ia jepni. Beqarët kanë kërkuar shumë një dashuri të bukur të enjten do keni shumë mundësi që ta gjëjnë.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Të enjten duhet t’i pranoni realitetet edhe pse disa mund të jene të vështira për ju. Mundohuni të rregulloni konfliktet më partnerin. Jeni ende në kohë duke qënë së situata nuk është alarmante.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Neptuni do ua turbullojë pak mendimet në jetën në cift. E vështirë do jetë të gjeni edhe ekuilibrin. Tregohuni më të sinqertë dhe shprehini të gjitha ato që ndieni.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Për pjesën më të madhë të cifteve dita e enjte do jetë aktive dhe bashkëpunimi do të përforcohet. Nga ana tjetër Plutoni do nxite edhe ndonjë debat të vogël që do e zgjidhni menjëherë.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Dëshirat tuaja më të zjarrta edhe mund të realizohen gjatë kësaj ditë duke parë pozicionin e mirë që ka Plutoni. Partneri do iu përkedhele më tepër sesa kohët e fundit.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në jetën në cift duhet të tregoheni shumë të duruar dhe të matur. Shumë shpejt do vijnë edhe momentet që mezi po i prisni. Për beqarët mund te jetë të enjten dita e shumëpritur.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Do ketë disa konflikte të vogla në jetën në cift por do rregullohen sa hap e mbyllë sytë. Pjesa tjetër e ditës do shkojë shumë mirë. Ciftet do bëjnë një kthesë të rëndësishme në jetën e tyre.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Jeta në cift mund të ketë disa probleme gjatë kësaj ditë. Do debatoni ashpër mbi një teme delikate dhe nuk do bini ende dakord. Lerëni tjetrin te shprehet lirisht.