Connect with us

Sport

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare ish-sulmuesi i Flamurtarit dhe Kombëtares, Agim Bubeqi

Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Flamurtarit të Vlorës, Agim Bubeqi. Ai është gjetur pa shenja jete në apartamentin e tij, ndërsa dyshohet se kishte ndërruar jetë disa ditë më parë.

Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë re mungesën e tij dhe kanë njoftuar autoritetet.
Pas ndërhyrjes, ai është gjetur i pajetë në banesë.

Agim Bubeqi ishte pjesë e brezit të artë të Flamurtarit në vitet ’80-’90, një periudhë e rëndësishme në historinë e klubit vlonjat.

Me fanellën e Flamurtarit ai la gjurmë në futbollin shqiptar dhe kujtohet si një prej lojtarëve të atij brezi të suksesshëm.

Advertisement