Connect with us

Politike

PS i mbyll derën opozitës për Territorialen

TIRANE- Partia Socialiste po shkon drejt refuzimit tëe kërkesës së Partisë Demokratike dhe pjesës tjetër të opozitës për të shtuar numrin e bashkive dhe reduktimin e qarqeve të vendit.

Në raportin e ekspertëve të PS që do të konkretizohet i prezantuar në Komisionin e ditës së sotme, PS del me qëndrimin se nuk ka kohë për të ndryshuar ndarjen territoriale pasi zgjedhjet janë shumë afër.

“Për momentin të ruhen 61 bashki, për më tutje të bëhet një studim i plotë. Nuk ka kohë tani për ndërhyrje, në vijim mund të shkrijmë apo coptojmë bashki”, thuhet në raport, duke sjellë PS në qendrimin e parë që kishte, atë për të mos e ndryshuar hartën administrative të miratuar në vitin 2014. 

Deri më tani PD kërkonte një hartë të zgjeruar me 33 njësi të qeverisjes vendore të shtuara duke e çuar numrin e bashkive në 94 dhe uljen e qarqeve nga 12 në 6 dhe përcaktimin e tyre si rajone. PS deklaroi se mund ta ndryshonte hartën aktuale ndërsa pranon negociimin vetëm me grupin e Alibeajt që kërkon gjithashtu 94 bashki.

Advertisement