Politike
Vasili: Kush vendos panele të shesë energjinë
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka bërë me dije detaje nga dy projektligjet e lidhura me energjinë elektrike të dorëzuara në Kuvend.
Vasili, me anë të një postimi në Facebook, ka sqaruar se [pjesë e projektligjeve janë parashikimet që bëhen për qytetarët që do të vendosin panele diellore dhe faktin që do tu lejohet shitja e energjisë që u tepron.
Postimi i plotë:
Dy Projekt-Ligjet, qe kemi çuar sot ne Kuvendin e Shqiperise, per energjine elektrike, garantojne qe:
Qytetareve, qe duan te vendosin Panele Diellore per prodhim energjie elektrike tu hiqet cdo pengese burokratike dhe formalitet i kote qe ti vendosin sa me shpejt.
Qytetaret, qe vendosin Panele Diellore do te kene mundesi ta shesin energjine elektrike, qe u tepron pas permbushjes se nevojave familjare te tyre dhe jo si deri me sot kur ajo u grabitet nga shteti pa pagese.
Qytetaret do te kene mundesi ta shlyejne brenda 3 – 4 vitesh investimin per Panele Diellore per prodhim energjie dhe jo per 8 – 10 vjet si deri me tani.
Ne kete menyre familjet do te furnizohen energji elektrike pa paguar leke, por edhe do te krijojne te ardhura per veten e tyre me energjine elektrike te tepert , por edhe do te ndihmojne vendin me energji elektrike.