Horoskopi
Sot bëni 4 sytë, qëndroni larg sherreve
Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Kjo e martë është një ditë interesante për marrëdhënie të reja. Ndërkohë, nga java e ardhshme disa situata do të jenë më të qarta. Në punë do të ketë diskutime, por ditët e fundit të tetorit do të jenë shumë interesante.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Tani duhet pak vëmendje, Hëna disonante flet për tensione të vogla. Për sa i përket punës, është më mirë të shmangni konfliktet.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Këtë të martë keni një Hënë të favorshme dhe Venusi është gjithashtu në anën tuaj, një pasion mund të jetë duke lindur. Ekziston një dëshirë e matur për të ndryshuar në nivel profesional.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Është e rëndësishme të kalibroni fjalët tuaja dhe, nëse ju intereson një person, shtyjini diskutimet. Në punë, keni kohë që po përpiqeni të riktheheni në lojë, por nuk është e lehtë.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Hëna është pikërisht në shenjën tuaj, mund të mbështeteni në një energji pozitive në këtë periudhë. Ata që po mendojnë të gjejnë një punë të re, do të mund të kenë rezultate në këtë periudhë.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Kur yjet janë kaq me nxitim, duhet të eliminoni çdo lloj trashëgimie të gabuar, kështu që nëse ka një person që ju intereson, rrini me të, merruni me të. Në punë jeni shumë më të qëndrueshëm dhe pozitivë.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Nga kjo e martë dhe deri në fund të kësaj jave mund të keni takime të veçanta, por gjithnjë nëse ju e dëshironi. Një ditë e mirë edhe për takime pune.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Situata mbetet e rëndë për marrëdhëniet, kushtojini vëmendje shumë fjalëve që hidhni e prisni. Është e mundur të rishikoni ose rinisni një projekt në punë.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Emocionet janë të mira, në sferën e dashurisë mund të bëni takime të rëndësishme. Kjo yjësi përmirëson situatën edhe në punë.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Pasditja e kësaj të marte është më e mirë se mëngjesi, Afërdita i ndihmon dashuritë e reja, por kjo pritet të ndodhë vetëm në fund të muajit. Nëse në punë ju ofrohet të realizoni projekte, kjo është koha më e mirë për t’u marrë me to.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Kjo e martë do të jetë e dobishme, nëse do të shmangni diskutimet dhe komplikimet. Dhe bëni sytë katër të qëndroni larg sherreve, nëse jeni ju që duhet t’i jepni përgjigje partnerit/es tuaj, ndoshta është më mirë ta shtyni këtë moment.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Kur jeni të interesuar për një person, me të drejtë bëheni kritik sepse dëshironi ta testoni, por nuk duhet ta bëni këtë gjë gjithë kohës.