Horoskopi
Mos i jepni rëndësi fjalëve të kolegëve
Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Do të keni gjendje pozitive të shtunën dhe do të tërhiqni vëmendjen e të tjerëve. Në ambientin e punës do të jeni shumë karizmatikë.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Duhet t’i lini gjërat që të kalojnë dhe pastaj të përballeni me njerëz që ju rrethojnë. Në punë do të ndiheni të lirë dhe plotë me gjallëri.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Duhet më parë të reflektoni para se të veproni sidomos në çështjet e zemrës. Në aspektin profesional kjo periudhë rezulton të jetë pozitive të shtunën.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Shikoni interesin tuaj dhe çdo gjë do t’ju shkojë në rregull. Në aspektin profesional do të jeni në çdo moment në gatishmëri.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Një moment impulsiviteti do t’ju bëjë të arrini të thoni gjëra që nuk i mendoni në të vërtetë. Bëni kujdes dhe mos jini të vrazhdë me personat që doni shumë.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Nuk duhet t’i jepni rëndësi fjalëve të kolegëve tuaj, por duhet të ecni përpara. Në dashuri kërkoni një mënyrë të re për të shprehur ndjenjat.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Një ditë e shkëlqyer për peshoret të shtunën. Në punë do të keni produktivitet. Në dashuri jeni në një fazë harmonie të plotë.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Të shtunën do të provoni emocione të forta kur të vizitoni një ambient ndryshe nga ata që keni zbuluar më përpara.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në punë vlerësoheni për cilësitë tuaja dhe do të jepni prova të shumta ku do të tregoni vlerat tuaja si një person me shumë ndikim tek të tjerët.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Duhet ta mbani situatën ekonomike nën kontroll se rrezikoni të hyni në borxhe. Në punë do të keni përmirësime dhe do të veproni me zgjuarsi.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Të shtunën mund të vuani nga një akumulim i lodhjes, yjet ju sugjerojnë që të kurseni energjitë tuaja në mënyrë që t’i përdorni në një moment tjetër.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Do të keni dëshirë të bëni udhëtime të gjata dhe të çlodheni. Në fushën e ndjenjave do të merrni një ftesë nga një person që ju pëlqen.