Connect with us

Kronike

SPAK mbyll hetimet/ 32 policë nën akuzë (EMRAT)

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion ka përfunduar hetimet për korrupsionin në pikën kufitare të Morinës dhe kërkon gjykim nga GJKKO për 34 persona, mes tyre 32 policë. Ata akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabandë me mallra, për të cilat paguhet akcizë”, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Mes personave të dërguar për gjykim është dhe ish-kreu i Kufirit në Morinë, Fran Kaçorri.

NJOFTIMI i PLOTË:

Në përfundim të hetimeve janë marrë në cilësinë e të pandehurit dhe është paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesa për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.272 të vitit 2019, në ngarkim të të pandehurve:

1. Fran Kacorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
2. Atli Jashari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal.
3. Lahert Sulo, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
4. Ani Hoxholli, i akuzuar kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
5. Emilton Asllanaj,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
6. Halim Shehu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” i kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 259/1 e 25 të Kodit Penal.
7. Arben Kastrati, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
8. Arjan Sokoli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
9. Dashnor Braha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
10. Elidjana Toçila, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
11. Endrit Uka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
12. Fatri Iseberi,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” i kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 259/1 e 25 të Kodit Penal.
13. Fatri Braha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
14. Artan Redhaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
15. Gëzim Duraku (Gjuta), i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
16. Haqif Halilaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
17. Kapllan Dogjani, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
18. Mimoza Shahinaj (Ismaili), e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
19. Muhamet Cengu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
20. Rezarta Lako, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
21. Urim Lami, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
22. Vehbi Nerguti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
23. Vojsava Selmani, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
24. Xhuliana Maksutaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
25. Ylber Hoxha (Istrefi), i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
26. Bedri Duraku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
27. Avni Tërshalla, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
28. Arben Goçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni  259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
29. Reni Dokolli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
30. Shpëtim Cenaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
31. Sulë Onuzi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
32. Klevis Salkurti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal.
33. Xhafer Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal.
34. Sazan Ibra, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal.

Pas hetimeve janë zbuluar 312 raste të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme, si dhe ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së.

Kronike

Furgoni me pasagjerë del nga rruga në aksin Lezhë-Laç, humb jetën shoferi

LEZHË– Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç.

Mësohet se një furgon ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

 

Ndërkohë, pasagjerët që ndodheshin në furgon ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.

 

Continue Reading

Kronike

63-vjeçari në Lushnje lë shtatzënë vajzën me probleme, e josh me molto

Në fshatin Barbullinjë të Lushnjes përpara dy muajsh është shënuar një ngjarje e rëndë. 63-vjeçari Luan Topi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë me aftësi ndryshe dhe 24-vjeçarja është sot 2 muajshe shtatzënë si pasojë e këtij raporti.

Mamaja e vajzës tregon se ajo e mori vesh dy javë më parë, pasi vajzës nuk po i vinte cikli.

Nëna e vajzës: Ky rri në lagje tjetër.

Gazetari: Këtu afër…? Si e ka emrin, mbiemër?

Nëna e vajzës: Luan Topi.

Gazetari: Po vajza si është ? Është 2 muaj shtatzënë? Po kur e morët vesh ju?

Nëna e vajzës: E morëm vesh, kur nuk i erdhën periodat.

Pasi foli me vajzën, e ëma thotë se komshiu i tyre, Luan Topi, e ka gënjyer atë duke e futur në furgonin e tij të bardhë, me të cilin transportonte pjeshkë, ditën e pazarit.

Gazetari: Do na tregosh pak për këtë Luanin ti?

Vajza: Po iknim për në pazar. Ai më kapi.

Gazetari: Të kapi me dorë ë?

Vajza: Po!

Gazetari: Pastaj ku të çoi?

Vajza: Te furgoni i vet.

Gazetari: Po furgonin e ndezi, iku diku tjetër?

Vajza: Jo, aty.

Gazetari: E çfarë bënte?

Vajza: Hoqi br*kët.

Gazetari: Hoqi mbathjet ë?

Vajza: Po.

Gazetari: Sa herë e përsëriti këtë gjë?

Vajza: Dy herë.

Gazetari: Atë ditë apo ditën tjetër?

Vajza: Jo ditën e dytë.

Gazetari: Si i the mamit ti? Direkt apo më vonë?

Vajza: Më vonë.

Gazetari: Po përse nuk i the direkt? Kishe turp?

Vajza: Kisha turp.

Gazetari: Çfarë gjëje të dha që ti shkove me të?

Vajza: Molto, pesëqindëshe.

I biri i Luanit i ofroi mamasë së vajzës 1 milionë lekë për të mbyllur gojën, por ajo nuk pranoi dhe e denoncoi në polici.

“Më dha në fund 1 milion Lekë, unë nuk pranova. Çuni i Luanit. Po të jap 1 milion që të mbyllim çështjen. Unë nuk e mbylla çështjen fare, unë nuk pranova dhe vajta direkt në polici. Mora një 5 mijë lekëshe borxh tek kjo komshija dhe ika. Nuk kishim lekë fare”, tha ajo

Sot i akuzuari Luan Topi është në gjendje të lirë.

Sipas informacioneve, Policia e Lushnjes ka bërë procedurat paraprake ku ka marrë denoncime dhe deklarimet e personave që kanë dijeni për këtë ngjarje. Vajzës i është bërë edhe një kontroll në maternitet.

Ajo që nuk kemi informacion nga policia e Lushnjes është marrja e mostrës së ADN-së për të parë nëse embrioni që mban në bark 24-vjeçarja ka si atësi Luan Topin apo dikë tjetër. Eksperti Xhevahir Celoaliaj sqaron se Prokuroria e Fierit duhet të urdhërojë bërjen e analizës së AND-së.

“Në laborator si laboratori i ADN në Forensic Center Albania, por besoj se edhe në çdo laborator tjetër më të madh apo më të vogël nga ana e aktiviteteve që kryejnë mund të përcaktohet atësia e fëmijës edhe në fetus. Kjo bëhet nëpërmjet të paktën përdorimit të dy metodave. Nëpërmjet marrjes së mostrës biologjike, gjakut të nënës ose direkt nga nëna merret lëngu amniotik i cili shërben si bazë për të nxjerrë profilin e ADN-së së fetusit që rritet në barkun e nënës. Organi i procedimit që vendos për kryerjen e kësaj analize urdhëron një specialist gjinekolog të fushës që të bëjë të mundur marrjen pa e dëmtuar, pa e rrezikuar as nënën, as fetuesin dhe të marrin sasinë e nevojshme sipas rakutimeve që bëhen me ekspertët tanë që mund të bëjnë këtë analizë, e cila mund të bëjë përcaktimin e atësisë së atij fëmije që po rritet në barkun e nënës”, tha ai.

Shërbimi Social në Bashkinë e Lushnjes ka qenë inekzistent dhe nuk e ka trajtuar këtë rast, por është mjaftuar me dhënien e disa pakove ushqimore për familjen e vajzës.

Shërbimi Social Fier-Shegan: Ne e kemi ndihmuar me pako ushqimore. Vazhdon të marrë përsëri ndihmën ekonomike, siç është trajtuar.

Gazetari: Po në lidhje me abuzimin që është shtatzënë.

Shërbimi Social Fier-Shegan: Sot më ka ardhur nëna, më ka kërkuar, që vajza nuk vjen dot të firmosë, për ndihmën ekonomike…patjetër i thashë,- do të sjell unë dikë në familje dhe do firmosi atje.

Gazetari: Është abuzuar seksualisht nga një 63-vjeçar dhe ajo është me aftësi ndryshe. Çfarë ndodh me këto raste?

Shërbimi Social Fier-Shegan: Zotëri! Me këto merret policia. Vajza nuk është me kartelë, me dosje, si i sëmurë mendor pranë Zyrës Ekonomikë në Fier-Shegan. Nuk trajtohet si e tillë.

Sipas Shërbimit Social dhe Psikologes së Bashkisë, vajza 24 vjeçe nga Barbullinja, nuk figuron me dokumente si me probleme mendore. Kjo kleçkë është përdorur që çështja të hetohet si një rast normal i një raporti seksual.

Psikologia e Bashkisë Lushnjë: Jam Elisabeta, psikologia e Bashkisë Lushnjë. Gjatë përgjigjeve, që vajza kthente, ishte e vonuar në përgjigje dhe përsëriste gjatë gjithë kohës, prandaj nuk mund të jap një deklaratë të tillë.

Continue Reading

Kronike

EMRAT/ Trafikuan 26.5 kg kokainë dhe heroinë nga Vlora në Itali, në pranga 2 shoferët shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur duke trafikuar 26.5 kg kokainë dhe heroinë nga Vlora në Itali.

Në pranga kanë rënë Përparim Rakipi dhe Erion Tola, shoferët e autobusit që vinte nga Vlora si dhe italiani Luigi Maggio, 31 vjeç

Policia sekuestroi 23 kg kokainë dhe 3.5 kg heroinë, dyshohet se u trafikua nga Shqipëria me autobus.

Lajmi në përditësim…

Continue Reading

Kronike

Vra*u burrin e dashnores, e shkuara e errët e Jakup Shahut që masa*kroi gruan në Tiranë

52-vjeçari Jakup Shahu, i cili masakroi me thikë bashkëshorten e tij, Edlira Shahu, 46 vjeçe  në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në Tiranë, duke e plagoasur rëndë, është me precedent të theksuar kriminal.

Në vitin 2011, Jakup alias Arben Shahu është dënuar me 13 vite burg për vrasjen me armë zjarri të 28-vjeçarit Arjan Mejdani, ngjarje kjo e ndodhur më 7 shtator 2011, në lagjen “Selitë”, te rruga “Irfan Tomini” në kryeqytet.

Sherri mes Jakup Shahut dhe viktimës Arjan Mejdani ka pasuar si shkak konfliktin e vazhdueshëm të bashkëshorteve të tyre. Gratë e dy protagonistëve të ngjarjes pretendonin për tradhti bashkëshortore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40, në mes të pallateve ku banon pjesa më e madhe e komunitetit rom. Policia dhe dëshmitarët okularë thanë se ngjarja mund të kishte pasur përmasa edhe më të mëdha nëse autorit nuk do t’i bllokohej arma automatike tip “Kallashnikov”, me të cilën kreu vrasjen.

Në atë ngjarje mbetën të plagosur dhe babai i viktimës, Bujar Mejdani dhe kunati i këtij të fundit, Arben Muharremi, të cilët janë qëlluar nga Agron Isiu, i përfshirë në sherr.

Vrasja e 28-vjeçarit Mejdani dhe plagosja e dy të tjerëve, sipas autoriteteve policore kishte ndodhur për motive xhelozie. Nga të dhënat hetimore të mbledhura nga oficerët e seksionit të krimeve kundër jetës mësohet se autori i ngjarjes, Jakup Shahu, kishte një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e viktimës Arjan Mejdani.

Kjo lidhje fillimisht është zbuluar nga bashkëshortja e autorit, e cila ka kërkuar shpjegime te gruaja e viktimës, pasi sipas saj, ishte ajo që i vardisej të shoqit. Sipas dëshmitarëve, të cilët janë pyetur nga policia, gruaja e të dyshuarit Jakup Shahu, një javë para ngjarjes, ka shkuar për te lokali i viktimës, aty ku ndodhi edhe vrasja, dhe ka nisur të debatojë me gruan e Arjan Mejdanit, duke e akuzuar se i kishte marrë bashkëshortin. Aty ka nisur konflikti mes dy bashkëshorteve, fillimisht me fjalë e më pas janë kanë nisur të godasin njëra-tjetrën me sende të forta. Gjatë këtij debati kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e familjes së viktimës, të cilët kanë ndërhyrë duke i dhënë fund përkohësisht dhunës mes tyre. Sherri ka vijuar pothuajse çdo ditë.

Sipas dëshmitarëve, të dyja gratë, sa herë që përballeshin në rrugë apo në lokal, ziheshin me njëra-tjetrën duke u kapur nga flokët, derisa shkonin persona të tjerë për t’i ndarë. Për këtë konflikt të vazhdueshëm është vënë në dijeni viktima Arjan Mejdani, të cilit i kanë treguar të afërmit e vet, por edhe banorë të tjerë të lagjes që kishin parë sherret e vazhdueshme të bashkëshortes së tij me të shoqen e autorit.

Pasi ka dëgjuar variantin e gruas së tij, me të cilën kishte 3 fëmijë, Mejdani ka shkuar të takojë të dyshuarin Jakup Shahu, i cili banonte pranë shtëpisë së Mejdanit. Duke debatuar me të, në mes është futur bashkëshortja e Shahut, e cila ka rrëfyer edhe historinë e tradhtisë nga ana e të shoqit dhe gruas së viktimës. Ky debat është bërë dy ditë para se të ndodhte krimi i rëndë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ky ka qenë edhe shkaku i debatit që nisi para se të përdoreshin armët.

Fillimisht viktima dhe të plagosurit kanë nisur të debatojnë me autorët në lokalin e tyre dhe më pas ata kanë nxjerrë armët nga një “dum-dum” që ishte i parkuar para lokalit dhe kanë nisur të qëllojnë në drejtim të tyre. Nga plumbat janë plagosur rëndë Arjan Mejdani, babai i tij, Bujar Mejdani dhe kunati, Arben Muharremi. Arjan Mejdani ka gjetur vdekjen sapo ka mbërritur në Spitalin Ushtarak, ndërsa dy të plagosurit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Bold News

Continue Reading

Kronike

Tiranë/ Burri qëllon gruan me thikë në qafë dhe trup, dërgohet në spital! Arrestohet 52-vjeçari

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”.

52-vjeçari ka qëlluar me thikë në qafe dhe në trup gruan e tij, E. Sh., 46 vjeçe. Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekësve.

Ndërkohë, 52-vjeçari J.Sh., është arrestuar nga Policia. Ende nuk dihen arsyet dhe motivet e kësaj ngjarjeje, por grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING