Connect with us

Kronike

Plagosi Armando Barjamin, arrestohet ‘i forti’ i Sarandës

Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Sarandës pasi akuzohet për plagosje. Mësohet se Geart Çoçka është personi që ka ka plagosur me thikë 45-vjeçarin Armando Barjamin, një ditë më parë.

Dyshja u përleshën një ditë më parë për motive të dobëta, shkaqe që ende nuk janë zbardhur. Në sherr e sipër, Çoçka ka qëlluar me thikë Armando Barjamin banues në Sarandë. Ky i fundit ndodhet ende në spital jashtë rrezikut për jetën.

Geart Çoçka ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “prodhim dhe shitje lendesh narkotike” dhe “vjedhje”.

Advertisement