Kronike
Aksioni i SPAK, mes të arrestuarve zv.presidenti i FSHF, Arben Dervishaj
Detaje te reja nga aksioni i SPAK për çështjen e inceneratorëve. Gazetarja Klodiana Lala konfirmon se mes të arrestuarve është edhe biznesmeni Arben Dervishaj, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve.
Po kush është biznesmeni i arrestuar me urdhër të SPAK? Mësohet se Dervishaj në vitet 2001 e në vazhdim drejton biznesin e tij privat në fushën e ndërtimit dhe të projektimit. Nga vitet 1994-1996, ai ka qenë Këshilltar për Investimet, në Bankën e Kursimeve. Ndërkohë, nga vitet 1997-1999, Dervishaj ka qenë Këshilltar për Investimet, në Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe që nga viti 2008 është lektor në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës.
Kujtojmë se SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 5 të tillë. Mes emrave për të cilët kërkohet arrestimi nga SPAK është dhe ai i biznesmenit Mirel Mërtiri.
TIRANË– Zbardhen emrat e personave që SPAK kërkon arrestimin e tyre, në lidhje me çështjen e inceneratorëve.
Bëhet fjalë për:
Arber Denizi
Juri Ymeraj
Silvester Dreza
Gentian Zifla
Arjola Kodra
Enver Sheshi
Robert Shabani
Regan Merdani
Luran Dusha
Arben Dervisha
…
Arben Dervishi është një prej personave të arrestuar nga aksioni i SPAK për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Biznesmeni, është në mesin e 5 personave të arrestuar, ndërsa në kërkim janë shpallur 6 të tjerë. Këta të fundit, dyshohet se ndodhen jashtë Shqipërisë.
Dervishaj është dhe zëvendës president i dytë i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF. Sipas hetimeve të SPAK, Arben Dervishaj në rolin e supervizorit rezulton se me kompaninë e tij ka konfirmuar se janë kryer punimet në inceneratorin e Fierit ndërkohë që nga hetimet e thelluara ka rezultuar që sitaucionet e punimeve nuk kanë qenë si janë deklaruar nga ana e supervizorit Dervishaj.
Operacioni është në vijim e sipër dhe po zhvillohen kontroll banesash. Hetimi është bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe është ende në vijim.
Aktualisht, në burg për çështjen e inceneratorëve janë: ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako.