Kronike
Tre aksidente të rënda në Tiranë
Tre aksidente të njëpasnjëshme janë shënuar në kryeqytet. Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar 3 persona.
21-vjeçari, F.K banues në Tiranë, është arrestuar pasi i duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen S. L., 63 vjeçe.
Kjo e fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
35-vjeçari A.Xh, është arrestuar pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. C.
28-vjeçari R.G, banues në Tiranë është arrestuar pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin M. K., 26 vjeç, që qarkullonte me monopatinë.
26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale