Connect with us

Rajon

Vuçiç: Berlini na tregon se çfarë fasule të hamë

Protestuesit në Veri: Këtu nuk është Gjermani, është Serbi

Protestuesit serb në Veri të Kosovës, gjatë tubimit të tyre të 22 dhjetorit kanë hedhur parrulla edhe kundër ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

“Ambasador, kjo nuk është Gjermania juaj, kjo është Serbi”, thuhej në një prej banderolave që ata mbanin në duar

Po ashtu, përveç një flamuri të gjatë serb që u shpalos në protestë pati edhe pankarta të tjera të tilla: Me besim në Zot për Krishtlindje, President Vuçiq, ne kemi besim te ty, ndërsa pankarta e një madhësie më të madhe ishte kundër kryeministrit Kurti.

“Kurti, Kosova nuk është territori juaj, kjo është trashëgimia jonë!” 0 shkruhej në të.

Ambasadori gjerman më pare kishte bërë një deklaratë që s’iu pëlqeu aspak qeveritarëve në Serbi.

“Njerëzit në Veri të Kosovë janë bërë mish për top nga politika e Beogradit. Na duhet dialog dhe jo konfrontime. Qeveria ime qëndron sigurisht në krah të Kosovë” – tha ambasadori gjatë një interviste.

Ndaj kësaj deklarate reagoi edhe presidenti serb.

“Ai është i njohur për deklaratat e tij anti-serbe” – tha Vucic, I cili shkoi edhe me tej teksa akuzoi Gjermaninë se dëshiron të dominojë në Ballkan.

“Përfaqësuesit gjermanë mendojnë se mund të vendosin se çfarë fasule të hahet në Mitrovicë e çfarë në Zubin Potok”, tha Vuçiç

 

Advertisement