Connect with us

Politike

Tritan Shehu: Me Edi Ramën do vdesin 4 vite më shpejt

Tritan Shehu thotë se Qeveria e Edi Ramës i ka shkurtuar jetën banorëve të Qarkut të Gjirokastrës, me 4 vjet.

“70 vite për burrat, kur mesatarja e vendit është 74,4 vite.

74,2 vite për gratë kur mesatarja e vendit është 78,2 vite.

Pra, sot ai qark, përveç shtyrjes së banorëve drejt braktisjes, po shuhet edhe nga vdekja. Dhe këtu faktorët shkatërrues janë të njëjtë: varfëria, papunësia, mjerimi, braktisja; një sistem shëndetësor parësor i shkatërruar – spitalet e Tepelenës e Përmetit të mbyllura.

Spitali i Gjirokastrës – i atrofizuar, ku mungojnë mjekët, medikamentet, pajisjet, ku nuk realizon dot as një ekzaminim Scan me kontrast, ku nuk gjen më shumë se një antibiotik, me një laborator në mizerje, pa ekzaminime histo-patologjike etj etj, me të vetmin element, që “fryhet”në kurriz të qytetarëve, PPP-të, Check up-et.

Asnjë pseudokomentues me të gjithë sofizmat e tij nuk mund të mohojë e as të vërë në dyshim atë çfare po ndodh aty. E lexueshme kjo jo vetëm nga këto shifra makabre, por dhe me uljen e popullsisë me mbi 40%, me ulje drastike të lindjeve prej 24%, më të ultat në Republikë etj! Tashmë edhe me vdekjet aty, më të lartat në Republikë!

Qarkun e Gjirokastrës, ky regjim po e vret, po e shuan, pikërisht prej vlerave, historisë së tij. Ai duhet shpëtuar, shpëtuar shpejt”, shkruan Shehu.

Advertisement