Connect with us

Lifestyle

Keni ngrënë hudhër? Si të largoni aromën e fortë

Ushqimet që përmbajnë hudhër lënë disa nga aromat të forta në gojë, gjë që për shumë është mjaft e bezdisshme.

Ka disa mënyra për të larguar aromën e fortë të hudhrës, kështu që ju mund të zgjidhni mënyrën që është më e lehtë për ju në çdo rast.

Shpëlajeni gojën me ujë dhe sodë buke dhe aroma do të zhduket menjëherë.

Pini një gotë qumësht që neutralizon erën.

Në një filxhan vodka hidhni 2 lugë kanellë. Me një lugë nga kjo përzierje lani gojën.

Përtypni një gjethe majdanozi të freskët i cili është gjithashtu i pasur me kalcium.

Hani një copë çokollatë të zezë e cila gjithashtu ka rezultate shumë të mira.

Advertisement