Bota
‘Shkëmbim i të burgosurve’, biseda Putin-Erdogan
Presidenti Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan patën një telefonatë duke diskutuar për Ukrainën, tha Kremlini.
Të dy palët diskutuan një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Sirisë. Zbatimi i marrëveshjes së grurit dhe mundësia e krijimit të një qendre rajonale të gazit në Turqi ishin ndër temat e bisedës telefonike.
“U diskutuan çështjet në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve turko-siriane, përfshirë në kontekstin e iniciativës së Ankarasë për të filluar konsultimet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve rusë, turq dhe sirianë”, thuhet në një deklaratë.
“Ndër prioritetet është bashkëpunimi në sektorin e energjisë, duke përfshirë furnizimin me gaz natyror rus dhe krijimin e një qendre rajonale të gazit në Turqi,” thuhet po ashtu në një deklaratë nga Kremlini.