Connect with us

Sport

Milan Skriniar prish festën e Interit, ‘Jo’ rinovimit

Milan Skriniar i ka thënë ‘Jo’ rinovimit të kontratës me Interin, për momentin. Një ditë pas fitores në Superkupën e Italisë ndaj Milanit, menaxheri i mbrojtësit në skadencë të marrëveshjes informoi drejtuesit zikaltër se lojtari dëshiron të vlerësojë edhe ofertat e tjera.

Sinjali është i qartë se qëndrimi i sllovakut në Milano është shumë më se i vështirë. Marotta, i cili ditët e fundit ka thënë se është optimist, ka bërë më të mirën ekonomikisht dhe nuk mund të rifillojë bisedimet. Interi ndalet në propozimin prej 6.5 milionë euro në vit, ndërsa përflitet se PSG ka ofruar 9 milionë. Diferenca është shumë e madhe dhe e pamundur që Zhang ta përmbushë.

Te zikaltrit, optimizmi tashmë është zhdukur: duke përjashtuar një vendim të zemrës, i cili në këtë pikë do të ishte i bujshëm, mbrojtësi do të largohet nga Interi në fund të sezonit. Marotta dhe Ausilio, të dorëhequr, por të bindur se kanë bërë gjithçka për ta mbajtur atë, tashmë po punojnë për të gjetur një zëvendësues për t’ia dhënë Inzaghit.

Advertisement