Connect with us

Politike

Arrestimi i ish zyrtarit të FBI-së, Berisha: Të hetohen të gjitha takimet e tij me Ramën

Ish kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka diskutuar me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles Gonigal për investimet ruse në Shqipëri. Teksa foli për arrestimin e Mc Gonigal në SHBA, Berisha tha se dy bashkëpunëtorë të Ramës, Dorian Duçka dhe Agron Neza, kishin lidhje të drejtëpërdrejtë me shkeljet e zbuluara nga FBI.

“Pak muaj më parë, kam denoncuar para publikut shqiptar lidhjen e ngushtë të Edi Ramës me këtë aset të shërbiemve ruse. Mc Gonigal, u ngarkua në grupin e prokurorit special Muller, ish drejtorit të FBI-së për hetimin e lidhjeve të presidentit Donald Trump me rusët. Por FBI, gjeti se ky vetë shef i inteligjencës së Neë Your-kut, kishte lidhje të sëmura ruse. Por në vorbullën e stuhisë së krijuar nga Mc Gonigal, gjendet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish zyrtari i lartë i qeverisë së tij, që paraqitet si këshilltar, një super mafioz me lidhje ndër më të dyshimtat që quhet Dorian Duçka. Dhe i dyti, bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës, ish oficer i policisë sekrete hoxhiste, Agron Neza”- u shpreh Berisha.

Advertisement