Aktualitet
Banorja e Bërxullës: Nuk ka burrë nëne të hyjë në tokën time
Gruaja që një javë më parë kërcënoi me vetëflijim në Bërxullë ka deklaruar se nuk do të lejojë njeri që të hyjë në tokë të saj. Gjatë protestë së sotme, banorët e Bërxullës janë bllokuar rrugën e Rinasit, gruaja ka deklaruar se ata nuk do të dorëzohen deri sa toka e tyre të vlerësohet me çmimin e tregut dhe jo me çmimin që vendos shteti.
‘Protestojmë prej 4 muajsh. Fjalët tona kanë shkuar në vesh të shurdhër. Ky shtet bën vetëm sikur nuk dëgjon. Ne jemi autokton këtu i kemi tokat me certifikata. Unë ju binda vëllait tim. Tonin Vocaj më ka thënë se ja kemi drejtuar ministrisë së Infrastrukturës. Ministria e Infrastrukturës nuk na ka dhënë asnjë përgjigje. Mua nuk më hy në punë se çfarë bën Fushë-Preza. Pse e ktheu rrugën në fshatin tonë. Ne nuk dorëzohemi. Kemi dal e bllokuam rrugën. Në tokën time burrë nënë që të hyjë nuk ka. Shteti shqiptar është palë me krimin e me koncesionarin. Tokën e kam unë dhe e shes sa dua unë. Jo sa të dojë shteti’ tha banorja.
Javën e kaluar, banorët e Bërxullës e përshkallëzuan protestën. Një zonjë dhe nipi i saj kërcënuan se do të hidhen nga shtyllat e tensionit dhe do të vetëflijohen nëse nuk marrin një përgjigje nga institucionet. Policia ndërhyri duke bërë që situata të mos kthehej në tragjedi. Edhe pse kanë më shumë se 90 ditë që protestojnë, asnjë deputet i majtë apo i djathtë nuk është afruar për të mbështetur banorët e Bërxullit ndaj ata deklarojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore. Banorët e Bërxullit tanimë e kanë vendosur se nuk do të marrin pjesë në zgjdhjet e 14 majit ndërsa shprehen të vendosur se tokat e tyre nuk do t’i lëshojnë pa u kompensuar me çmimin e tregut.