Rajon
Në luftë dhe paqe, Kosova dy herë e humbur
Ish-presidenti serb dhe sot kryetar i Partisë Socialdemokrate, Boris Tadiç, tha se ai nuk do ta nënshkruante propozimin franko-gjerman dhe se qeveria aktuale ka përgjegjësi historike për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Sipas tij, absurdi më i madh është se pushteti i Vuçiç e humbi Kosovën në paqe.
Tadiç tha se përgjegjësia për gjithë këtë situatë, sot është e Aleksander Vucic –
“Gjatë viteve 1990 Serbia e humbi Kosovën në luftë, dhe është absurde që e ka humbur në dekadën e fundit dhe në paqe”.
I pyetur se çfarë do të bënte, nëse do të ishte në kushtet e Vucic, a do ta nënshkruante propozimin franko-gjerman, Tadiç tha se do të ishte e papërgjegjshme që t’i përgjigjej kësaj pyetjeje, “ndërkohë që ende nuk dihet cili është teksti përfundimtar që do të ofrohet.
“Atë që kam parë deri tani dhe çfarë ajo cfarë është shfaqur në publik, nuk do ta nënshkruaja” – tha ish presidenti serb.
Sipas tij, nëse do të nënshkruhej kjo marrëveshje brenda kornizës që po diskutohet në qarqet publike dhe ndërkombëtare, do të jetë shumë më e vështirë, pothuajse e pamundur, që Serbia të parandalojë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe se kjo nënkupton dorëzimin e interesave legjitime kombëtare serbe për çështjen e Kosovës.