Connect with us

Rajon

Dialogu Kosovë-Serbi/ Brnabiç i paraprin stuhisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, duke komentuar draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i prezantuar nga Fondacioni gjerman FES, ka thënë se nuk e kupton pse një organizatë joqeveritare duhet të merret me këtë çështje, dhe theksoi se kur të formohet Asociacioni ai duhet të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.

“Faleminderit për ndihmën dhe mbështetjen tuaj, shpresoj të jetë qëllimmirë, por dihen kompetencat dhe përgjegjësitë e Asociacioni të komunave serbe. Janë të përcaktuara me marrëveshjen e vitit 2015” – u shpreh Brnabiç

Siç raportojnë mediat serbe, kryeministrja serbe ka theksuar duhet vazhduar me ato pika të asociacionit që janë përcaktuar në vitin 2015.

Organizata gjermane, FES në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP), ka prezantuar të hënën një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas këtij draft-statuti, Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. Aty theksohet se Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizenjohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale.

Advertisement