Politike
Berisha akuzon Ramën: Ka angazhuar McGonigal për atentatin gjoja ndaj Doshit nga Meta
Sali Berisha, nga selia blu ka ngritur sërish një sërë akuzash kundër Edi Ramës për lidhjen me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Sipas Sali Berishës, Rama ka angazhuar McGonigal që të hetojë atentatin që Ilir Meta kishte organizuar gjoja ndaj Tom Doshit.
‘Edi Rama ka konsumuar vepër penale. Duke fshehur krimin në Shqipëri. Ai ka dërguar dëshmitar në New York për të hetuar dhe manipuluar komplotin kundër opozitës, ndërkohë që nuk ka paraqitur asnjë dëshmitar të vetëm. Kemi të bëjmë me një njeri që ka kryer vepra të rënda penale. E ka angazhuar Mc Gonigal për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Ai kundër dëshirës së saj ka urdhëruar që Etilda Gjonaj të jetë ministre e drejtësisë. Etilda Gjoni nuk është as hetuese as prokurore as gjykatëse. Nuk kishte asnjë motiv të nisej sepse Toma paguante 5 mln euro, që të hetojë atentatin që gjoja i kishin organizuar. Hetimi në Vjene nuk u bë nga Toma, por nga qeveria për Tomën, me qëllimin se njërin, që kishte zgjedhur president ta akuzonte për vrasës.’- tha Berisha.
“Edi Rama ka urdhëruar shpalljen e McGonigal “qytetar nderi” në Tropojë për aktin kundër meje. Të shpallësh qytetar nderi një tradhtar të vendit të vet tregon akt papërgjegjshmërie të plotë. McGonigal, Erion Veliaj, ministra kanë bërë orgjira në klube nate dhe lokale gjysmë errësire të Tiranës. Janë të fotografuar. Është e sigurt kjo që them. Hetimi ndërkombëtar kërkon rregullat e veta por ne do të japim kontributin tonë.
Ai është sjellë këtu si një njeri i cili përpiqej të imponohej me detyrën e tij. Po stisin variantin se paratë i dha një shtetas turk dhe i pagoi Dorian Duçka”, tha Berisha.
Berisha: Protesta e nesërme po pritet me interes të madh në SHBA dhe BE
‘Protesta e ditës së nesërme, thirrja e saj ka një impakt të jashtëzakonshëm tek qytetarët shqiptarë dhe pritet me një interes të madh në mbarë botë. Mund tu them se kjo është protesta, në të gjithë memorien time që ka zgjuar interesin më të gjallë, jo vetëm në Shqipëri, ku në të gjitha qytetet, fshatrat, rrugicat, rrugët, kafenetë, klubet, restorantet nuk flitet për gjë tjetër veç se për këtë protestë, por interes të madh në mbarë botën, veçanërisht në SHBA dhe vendet e Europës. Kjo është një protestë me të cilën shqiptarët i përgjigjen flakë për flakë, ‘Ëatergatit’ të shekullit të 21, njërit prej skandaleve më të mëdha të kohërave, reagojnë për largimin e kryeministrit i cili për karrigen e tij nuk ngurroi të korruptojë dhe ta përdorë si vrasës me pagesë, zbuluesin, ndoshta më të rëndësishëm të planetit. Përmasat e aferës e shumëfishojnë çdo ditë interesin për protestën e shqiptarëve, sikundër theksoj këtu se Edi Rama është absolutisht i pashpresë. Ai ka fshehur krimin para drejtësisë shqiptare dhe asaj të SHBA. Ai është në hetim të thellë në SHBA dhe ai hetim është shterrues për të gjithë veprimtarinë e tij kriminale ndaj vendit partner, aleat, udhëheqës kryesorë i NATO-s, dhe sigurisë në botë.’- tha Berisha.