Politike
Shkëlzen Berisha i bezdisur nga kamerat: Jam si qytetar, po dëgjoj
Shkëlzen Berisha, djali i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zgjedhur gjithashtu të jetë pjesë e protestës së Partisë Demokratike që po zhvillohet poshtë zyrës së Kryeministrit Edi Rama. Gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu e pyeti Berishën se cila ishte arsyeja që ai ishte bërë pjesë e kësaj proteste, por preferoi që të mos jepte shumë komente.
“Protestoj për të njëjtat arsye për të cilat po protestonin edhe qytetarët e tjerë. Kjo protestë nuk është për mua, prandaj nuk dua ta vazhdoj këtë intervistë,”-tha Berisha. Ndërsa refuzoi të përgjigjej më tej duke thënë se nuk dëshironte të vijonte më tej intervistën