Connect with us

Kronike

Kryeministri Kurti reagon për akuzat e Haki Abazit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, deklaroi të enjten se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari. Ai kërkoi nga Prokuroria që ta intervistojë kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me rastin. Kryeminsitri Albin Kurti, ka thënë se akuzat janë të pavërteta dhe të pasakta. Nderkaq Kurti tha se nuk mban përgjegjësi për fjalën publike të dikujt. “Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie. LVV është subjekti më i madh dhe më demokratik. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”, ka thënë ai. Më 8 dhjetor të vitit të kaluar, 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pati thënë se ky akt i rëndë është vërejtur gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në ata të rinj. Sipas saj, ky veprim ka për qëllim që të dështojë përfundimisht procesi hetimor për vdekjen e Deharit. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore , dhe të njëjtit më pas janë kthyer sërish në punë.

Advertisement