Connect with us

Aktualitet

Të shtënat në Librazhd/ Ja si paraqitet gjendja e të plagosurit

Një 35 vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme pas të shtënave me armë në Librazhd. NTV.AL mëson se i plagosuri Shpëtim Skura ka marrë lëndime në këmbë dhe është nisur drejt Tiranës. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin 27 vjeçar, Albi Biçaku që plagosi 35 vjeçarin.

Policia po sekuestron kamerat në qendër të qytetit për verifikimin e targës dhe po merret me pyetjen e dëshmitarëve.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një 35 vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit A. B., 27 vjeç nga Librazhdi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd rreth orës 19:00, kanë marrë njoftim se në lagjen nr 1 Librazhd, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Librazhd, dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shtetasi A. B., duke qarkulluar me një automjet, në rretrhana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sh. S., 35 vjeç.

35-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rethanave të ngjarjes.

Advertisement