Connect with us

Rajon

Vuçiç, kërko falje për Batajnicën

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiç, ka dalë me një porosi për presidentin serb Aleksandër Vuçiç, para takimit të këtij të fundit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Kandiç i ka propozuar presidentit serb, që takimin ta nis me një deklaratë, që ka të bëjë me ndërtimin e një memoriali në Batajnicë, ku u groposën dhe u dogjën kufomat e viktimave civile shqiptare të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

“Nëse takimi në Bruksel nis me deklaratën e se Serbia do të ndërtojë një memorial në territorin e kampit të Njësisë Antiterroriste Serbe në Batajnicë në kujtim të 800 personave, të vrarë në Kosovë, të transferuar në kampin e policisë, ku përmes makinerisë dhe zjarrit u rrafshuan me tokë, vërtetë paskësaj do të fillonte ‘normalizimi’ i raporteve”, tha Kandiç, përmes një postimi në Twitter

Në fillim të vitit 2000, në Batajnicë, u zbulua një varrezë masive me trupat e qindra shqiptarëve të Kosovës që ishin vrarë nga forcat serbe, dhe më pas ishin bartur në atë hapësirë, në një tentativë të strukturave shtetërore të Serbisë, të asaj kohe, për të fshehur gjurmët e krimeve të kryera.

Advertisement