Connect with us

Aktualitet

Përfshihen nga flakët rreth 5 hektarë me pisha

Një sipërfaqe me pisha është përfshirë nga flakë masive në kodrat e Gjorgozit pranë qytetit të Fierit.

Flakët kanë nisur ditën e djeshme rreth orës 19:00 dhe vijojnë të jenë të fuqishme pasi janë favorizuar edhe nga era.

Ndërkohë zjarrfikësit nuk kanë mundur ta shuajnë zjarrin pavarësisht ndërhyrjes së tyre.

Një sipërfaqe prej 5 hektarësh me pisha mësohet se është djegur deri tani, ndërsa nuk paraqitet rrezik për banesat aty pranë.

Advertisement