Connect with us

Kronike

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Cërrik, makina përplas këmbësorin

Një aksident me pasoje vdekjen e një 33 vjecari eshte shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin Elbasan- Cërrik. Burime zyrtare të policisë thanë se 41 vjeçari me inicialet O. H, ka aksidentuar me makinën e tij, 33 vjecarin me inicialet N.B, këmbësor.

Mësohet se i riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital, si pasojë e plagëve të marra nga përplasja me makinën.

Advertisement