Connect with us

Aktualitet

Identifikohet një prej viktimave dhe të plagosurit në Paskuqan

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Paskuqan ku një 35-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të familjarëve të ish-bashkëshortes së tij.

Personi në foto është autori i krimit i cili është larguar menjëherë nga vendgjarja me makinën e tij tip “Benz”. Policia ka ngritur pika kontrolli për arrestimin e tij.

Paraprakisht, dyshohet se ish-dhëndri ka hyrë brenda banesës dhe i ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Dy prej tyre kanë vdekur, ndërsa 3 të tjerë ndodhen në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Një prej viktima është Etleva Kurti. Elena Hysa është e dëmtuar rëndë dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale ndërsa Kujtime Hysa është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet lidhja e këtyre personave me njëri-tjetrin dhe autorin e ngjarjes.

Advertisement