Aktualitet
Natë e frikshme në jug të vendit/ Shqipëria zgjohet nga lëkundje të forta tërmeti
Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar pak pas mesnatës në zonën e Gjirokastrës. Lëkundjet sizmike janë ndjerë rreth orës 00:35, duke shkaktuar shqetësim te banorët.
Tërmeti ka ndodhur në një orar kur pjesa më e madhe e banorëve ndodheshin në banesa, çka ka bërë që lëkundjet të shkaktojnë panik te qytetarët.