Kosova
Kosova, viktimë e distancimit Serbi-Rusi/ Shpend Ahmeti për Planin Europian
Ish kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke folur rreth Planit Evropian i njohur tash si “Marrëveshja për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë se presioni në rritje i miqëve ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe Serbisë po bëhet më qëllim që Putinit t’i hiqet karta e Kosovës.
Gjithashtu Ahmeti, pak ditë para takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel, përmes një postimi në Twitter u shpreh se objektivi i Perëndimit janë Rusia dhe Ukraina dhe sipas tij, kjo nuk duhet të jetë arsyeja që Kosova të paguajë çmimin e distancimit të Serbisë nga Rusia.
Sipas tij, presioni për të arritur një marrëveshje shpejt sjell rezultate të dobëta me shanse të pakta për t’u zbatuar.