Connect with us

Aktualitet

Kujdes nga Vuçiç kamaleon/ Shkrim nga NTV | Editorial NTV.AL

Lideri i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, duke komentuar Marrëveshjen evropiane ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se kjo e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe vendos marrëdhënie mes dy shteteve. Në pyetjen se kush fitoi dhe kush humbi nga Marrëveshja evropiane Çanak, u shpreh se atje nuk fitoi askush. “Është thjesht një ofertë që nuk mund të refuzohet dhe qe ka dy pika të nxehta, njëra është problematike për kryeministrin Kurti dhe tjetra për presidentin Vuçiç” –deklaroi Çanak, duke shtuar se “nuk ka dyshim se Kosova po merr pavarësinë e saj”. “Kurti fiton qasje në organizatat ndërkombëtare, njohje praktike dhe të padiskutueshme të Kosovës, pasi në pikën 3, thuhet qartë se marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të zhvillohen në përputhje me dokumentet e OKB-së për marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kjo e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe vendos marrëdhënie mes dy shteteve”, ka theksuar Çanak teksa dhe shtoi: Për Vuçiç, gjëja më e rëndësishme është që nga Asociacioni i Komunave Serbe – të marrë “Republikë Srpska” në veri të Kosovës. “Por nuk do të jetë si ‘Republika Srpska’ sepse atje jetojnë 36 mijë njerez dhe kjo nuk ka asnjë ndikim në popullsinë dy milionëshe të Kosovës”, shpjegoi Çanak. Kur bëhet fjalë për ata që në Serbi e quajnë Vuçiçin tradhtar për shkak të kësaj marrëveshjeje, Çanak u shpreh se ata janë pretendues të pushtetit. “Ata duan të jenë Vuçiça më të mëdhenj se Vuçiç, të gjithë janë të lidhur me historinë ruse” -deklaroi Çanak. I pyetur nëse Vuçiç do të jetë hero apo tradhtar për shkak të marrëveshjes, ai u shpreh – “Është e lehtë të jesh i sinqertë, kur askush nuk të do. Nga ana tjetër, është e lehtë të jesh hero kur nuk ke rrugëdalje tjetër. Për këtë Vuçiç nuk do të hyjë në histori, kjo është e sigurt, por gjatë pushtetit tij kanë ndodhur gjëra të rëndësishme në historinë e këtyre hapësirave, kjo është e sigurt” – deklaroi Çanak

Advertisement