Connect with us

REAGIM

Andi Bejtja: Rama nuk është atentatori i vetëm i demokracisë

Si para ashtu edhe pas këtij vendimi të zi për demokracinë shqiptare, shohim një tendencë të shtuar (edhe pse të natyrshme) për të bërë fajtor të vetëm Edi Ramën. Jo! Edi Rama nuk është atentatori i vetëm i demokracisë. Demokracinë dhe pluralizmin sot e vranë edhe ata tre gjyqtarë. E vranë dhe ajo pakicë që në mënyrë të turpshme e të pamoralshme mban atë vulë që nuk i takon nën jastëk.

E vranë ata përfaqësues ambasade që marrin pjesë në mënyrë flagrante në procese gjyqësore lokale. Po e vrasin dhe diplomatët e tjerë që heshtin për çka po i shohin sytë. E vranë dhe ato media e gazetarë, opinionistë e analistë që vazhdojnë të bëhen zgjatim i këtij regjimi përditë dhe do vazhdojnë ta vrasin dhe ata shqiptarë që më shumë merakosen për fatin e Luizit se sa për fatin e fëmijëve të tyre. Dita e sotme ka shumë atentatorë e shumë përgjegjës. Rama nuk është atentatori i vetëm pavarësisht se kryesori.

Advertisement