Politike
Meta: Nuk e meriton Elbasani këtë varfëri dhe kriminalitet

Nga Elbasani ku prezantoi listën e kandidatëve të Partisë së Lirisë për këshilltarë, Ilir Meta kërkoi mbështetje për kandidatin e opozitës, Luçiano Boçi. Ai u shpreh i bindur se opozita do të fitojë në 14 maj, duke e quajtur këtë ditë si një festë.
Për Metën, Elbasani nuk ka pasur zhvillim gjatë këtyre viteve që qeverisjes së socialiste, duke e konsideruar Boçin, kandidatin e dalë nga ‘Primaret’ e Sali Berishës, si njeriun që do i sjellë zhvillimin e munguar.
“Unë besoj se Elbasani me një kryebashkiak të ri si Luçiano Boçi që tashme është një figurë e shquar, Elbasani me figura të tilla do të arrijë që të demonstrojë një vizion të sigurt për rimëkëmbjen e tij të shpejtë për të shprehur të gjitha potencialet që ka Elbasani në zhvillim”, tha Meta.
Këto deklarata vijnë gjatë takimi ku kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi kryesuesen e listës së Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Elbasanit, Rudina Mita Todri.

