Connect with us

Politike

Propozimi i PS për Reformën Territoriale, kush janë bashkitë që shkrihen dhe u bashkohen qyteteve të mëdha

Partia Socialiste ka bërë publik propozimin për reformën e re administrativo-territoriale, i cili parashikon shkrirjen e 15 bashkive dhe bashkimin e tyre me bashki më të mëdha. Drafti synon riorganizimin e hartës së pushtetit vendor, me argumentin e rritjes së eficiencës së administrimit dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve.

Sipas propozimit, bashkitë Fushe-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas do të shkrihen dhe do t’u bashkohen bashkive më të mëdha përkatëse.

Një nga ndryshimet që ka ngjallur reagime është ai që parashikon bashkimin e Bashkisë së Prrenjasit me Bashkinë e Librazhdit.

Ky propozim vjen pavarësisht kundërshtive të banorëve të Prrenjasit, të cilët kanë protestuar kundër këtij vendimi, duke kërkuar që bashkia e tyre të mos shkrihet dhe duke argumentuar se një ndryshim i tillë do të ndikonte negativisht në përfaqësimin dhe shërbimet për qytetarët.

Propozimi i socialistëve pritet të diskutohet në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndryshime pas konsultimeve me grupet e interesit dhe debatit politik përpara miratimit përfundimtar.

Advertisement