Connect with us

Rajon

Largohet Vuçiç/ Mediat serbe: Ka nisur formimin e një partie të re

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po fillon formimin e ‘Lëvizjes Popullore për Shtetin’ dhe në periudhën e ardhshme do të vizitojë të gjitha anët e Serbisë. Tanjug shkruan se kjo u konfirmua nga Presidenca serbe. Siç u tha, Vuçiç do të kërkojë mbështetjen e popullit për mbrojtjen e Serbisë dhe nga e shtuna e 11 marsit do të fillojë bisedimet me popullatën në jug të Serbisë, me shumë gjasa në Vranjë. Më herët doli që në qarqet politike serbe ka kohë që spekulohet se Aleksandër Vuçiç jo vetëm që do të largohet nga kreu i Partisë Progresive Serbe, por do të formojë një parti apo lëvizje të re politike.  Ndonëse ky zhvillim i ngjarjeve dukej i pabesueshëm, Vuçiç më herët në konferencën për shtyp, praktikisht njoftoi krijimin e një blloku të ri politik të “Serbisë së denjë dhe normale”, i cili do të jetë civil dhe kombëtar.

 

Advertisement